AKTUALITET, 24 Prill 2018, 11:32

Skandali me tollonat, prokuroria regjistron padinë. Pse po hetohen administratori dhe menaxheri i Gulf

Skandali me tollonat, prokuroria regjistron padinë. Pse po hetohen

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin e bere nga policia per skandalin e kompanise Gulf.

ALBANO ALIKO

Mësohet se po hetohet menaxheri i kompanise Albano Aliko dhe administratori i kompanise Irakli Svanidze, per akuzen e mashtrimit me pasoja te renda.

Burimet kanë konfirmuar se ende nuk ka urdhërarreste.

Prokuroria tani do hetojë për skemën e shitjes së një sasie të mëdha tollonash me çmim të ulur për naftë dhe benzinë ndërkohë që kompania mbylli pikat e furnizimit.