TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë deklaroi se do të duhet të punojnë për evidentimin e problemeve që shkaktojnë përmbytjet sa herë që bie shi.
Po kështu tha se do të punojë për sistemin e vaditjes së çdo hektari tokë.
Shteti,tha Rama do të nxis fermerët të kultivojnë ato kultura që na sjellin sukses, pa u ndërhyrë atyre në zgjedhje.
Përmes kësaj politike, kryeministri deklaroi se do të bëjnë të mundur rritjen e eksporteve.
Do rrisim financimin e bujqësisë, por nuk mund të presim çdo gjë nga buxheti i shtetit, por nga potenciali i burimeve duke iu referuar edhe atyre alternative.
Por këto tha ai, kanë nevojë për dije dhe kapacitete që garantojnë suksesin.
“Financimet e BE ne mund t’i marrin në letër, por nëse fermerët nuk aplikojnë, atherë ato do të mbeten në letër”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, financim do të ketë për të gjithë ata fermer që bashkohen në shitje.
TPZ.AL