TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Megjithëse mbeten edhe katër ditë nga ndërrimi i viteve, Neymar ka përfunduar që tani në qendër të polemikave. Sulmuesi i PSG ndodhet në shtëpinë e tij në Magaratiba të Brazilit, ku zyrtarisht me lejen e klubit po rikuperohet nga dëmtimi.
Por sipas të përditëshmes braziliane “O Globo”, kjo nuk e pengon Neymar të organizojë një festë gjigande më 31 dhjetor.
Duke qëndruar në atë që raporton gazeta sportive më e madhe në Brazili, festa do të jetë e “blinduar”. Neymar ka ftuar 500 veta, ndërsa askujt nuk do t’i lejohet celulari. Po ashtu, për këtë festë ai ka ndërtuar edhe një diskotekë në vilën e tij luksoze.
Menjëherë pas këtij lajmi, në Brazil kanë shpërthyer polemikat, pasi ky vend është i treti në botë për numrin e të infektuarve me Covid-19.