TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arturo Vidal nuk fshihet dhe e shpreh hapur qëllimin për të fituar Serinë A me Interin në këtë sezon.
Në një interivstë mesfushori kilian ka deklaruar se eliminimi nga Championsi i ka “dhembur” jo pak atij dhe skuadrës, por tashmë vëmendja ka shkuar e gjitha te dy kompeticionet e tjera ku Interi merr pjesë.
Aktualisht zikaltrit janë të dytët në kampionat, vetëm një pikë pas Milanit kryesues, ndërsa kanë koleksionuar 7 fitore radhazi.
“Eliminimi nga Champions League ishte moment ynë më i vështire, por tani duhet të bëjëm më të mirën tonë pasi kemi ende akoma dy qëllime shumë të rëndësishme për këtë sezon.
Titulli? Po mund ta them pa frikë se e kemi si synim tonin.
Ne punojmë çdo ditë dhe me kalimin e kohës do të shikojmë nëse jemi në rregull apo jo,” deklaron kiliani.