SPORT, 26 Dhjetor 2020, 10:30

Unik edhe për festa, Ibra tregon gishtin e mesit. Shikoni çfarë bën suedezi për Krishtlindje


Ditë festash dhe urimesh, por edhe foto me familje të lumtura e buzëqeshje pranë pemës së Vitit të Ri. Mes kësaj morie sinjalesh festive, përfshihet edhe Zlatan Ibrahimoviçi që ndryshe nga shumica ka postuar dorezën e një plakushi të viti të ri që tregon gishtin e mesit. Urimi i tij është në anglisht “Merry Chriztmaz” dhe siç dihet re, vendin e “S”-ve e kanë marrë “Z”-të.

Edhe në këto ditë festash në mes të një situate të vështirë siç kjo e krijuar nga COVID-i, suedezi mbetet provokues dhe aspak politikisht korrekt. Kjo 2020 nuk ka qenë më e mira në karrierë për të mes dëmtimesh dhe infektimi me Koronavirusi, ndaj Ibra ka vendosur t’i përgjigjet negativisht me urimin që një vit tjetër si ky të mos përsëritet. Siç edhe dihet, 39-vjeçari nuk ndryshon dhe as që ka ndërmend të bëjë kompromise. As me raste festash.

PRECEDENTË – Zlatan Ibrahimoviç është unik në llojin e tij. Këtë gjë e tregon më së miri edhe urimi në “Instagram” për Krishtlindje që nuk është i pari i këtij lloji. Edhe dy vjet më parë ai në profilin e tij në “Instagram” publikoi një babagjysh që përshëndet me gishtin e mesit, duke i bashkangjitur gjithashtu shkrimin “Merry Christmaz”. Asokohe ai i shtoi urimit edhe “MLZ” që zëvendësonte MLS-në akronim i Ligës Amerikane të Futbollit. Edhe kur shkaku nuk janë urimet, Ibrahimoviç gjithmonë është shfaqur origjinale me natyrën e postimeve të tij. Luani me dhëmbë të përgjakur me mbishkrimin “Uri” apo hedhja nga jahti më diçiturën “Luan në tokë, peshkaqen në det” janë vetë disa nga “bombat” sociale të 39-vjeçarit.

NË 365 DITË – Në fakt, Ibra nuk kursen as shokët e tij te Milani. Rikthimin e tij te kuqezinjtë e shoqëroi me fjalinë “Zoti u rikthye”, ndërsa pak javë më pas poshtë një fotografie me disa lojtarë të Milanit shkruante: “Zoti dhe nxënësit e tij”. E duke qëndruar te viti i tij milanist, kujtojmë postimin e fytyrës gjysmë kloun e gjysmë normale e cila u prezantua si “Gjysmë Zot e gjysmë Djall”. Që këtij viti, e sidomos Krishtlindjeve të mos i mungonte asgjë, kujtojmë se edhe një vit më parë uronte këtë festë me një luan që tregonte gishtin e mesit. Vitet kalojnë, urimet ndryshojnë, ndërsa Ibra mbetet… Ibra.