SPORT, 25 Dhjetor 2020, 23:38

Rrahu arbitrin, ish-kapiteni i kombëtares së madhe shpallet fajtor nga gjykata

Rrahu arbitrin, ish-kapiteni i kombëtares së madhe shpallet fajtor nga

Ish-kapiteni i Rusisë, Roman Shirokov, është dënuar me 100 orë punë të detyruar për shërbim në komunitet pasi dhunoi një arbitër gjatë ndeshjeje të futbolit amator. Një gjykatë në Moskë shpalli fajtor ish-lojtarin e Zenitit dhe CSKA Moskës për agresion dhe dhunë ndaj arbitrit Nikita Dançenko.

Bëhet fjalë për turne të futbollit amator në muajin gusht, kur 39-vjeçari Shirokov tejkaloi masën pasi arbitri nuk i dha penallti në favor të ekipit të tij. Më pas, ish-mesfushori e godet me grushta dhe shkelma arbitrin.

Pas kat♪r muajsh, ai është shpallur fajtor nga gjykata, por i shpëton dënimit me burg.