SPORT, 26 Dhjetor 2020, 13:08

Federata Shqiptare e Peshëngritjes me president të ri, ja kush u zgjodh ditën e sotme

Federata Shqiptare e Peshëngritjes me president të ri, ja kush u


Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka zhvilluar në sallën “Feti Borova” në kryeqytet Asamblenë Zgjedhore, në të cilën përfaqësuesit e klubeve votuan për presidencën dhe Këshillin e Drejtues.

Ashtu sikurse pritej, fitues u shpall Elez Gjoza, i cili mori 10 vota, kundrejt 6 votave të Eglantina Çunit. Kështu Gjoza rikthehet në krye të shtangës shqiptare, pas dorëheqjes së dhënë në vitin 2018, për shkak të skandaleve të dopingut që pushtuan peshëngritjen tonë.