SPORT, 26 Dhjetor 2020, 10:33

Po konfirmohet si një bomber i frikshëm, emër surprizë për sulmin e Juventusit


Arkladiuzh Milik dhe Fernando Jorente janë dy pistat që Juventusi po ndjek për të përforcuar repartin e sulmit, në merkaton e janarit, por ndërkohë nga Skocia vjen një tjetër sinjal: drejtori sportiv Fabio Paratiçi ka vënë në shënjestër 22-vjeçarin Odsone Eduard.

Francezi, i cili aktivizohet në radhët e Sëlltikut po konfirmohet një bomber i frikshëm, sezon pas sezoni, pavarësisht moshës së re.

Nëse sivjet në 5 prezenca numëron 5 gola, te Sëlltik Eduard po luan sezonin e tij të katërt, duke numëruar 69 gola në 133 ndeshje, shifra këto që joshin së tepërmi Paratiçin dhe Juven. Kartoni i afrikanit me pasaportë franceze vlerësohet 30 milionë euro dhe “Zonja” është gati ta paguajë.