TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paolo Maldini ka folur rreth vitit fantastik të Milanit. Kuqezinjtë janë rikthyer të dhurojnë emocione për tifozët e shumtë dhe rezultatet në fushën e blertë janë fantastike.
“Djalli” kryeson Serie A me 34 pikë pas javës së 14-t, me një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë dhe 10 mbi kampionët në fuqi të Juventusit.
“Unë jam shumë praktik dhe realist, por mbase ëndrrat të lejojnë të arrish aty ku nuk e kishe menduar. Kam një marrëdhënie shumë të hapur me trajnerin, ia themi gjithçka në sy njëri-tjetrit.
Mendoj se kjo është mënyra e vetme për të siguruar rezultate pozitive. Pioli ka karakteristikat e një trajneri të madh. Merkato? Sigurisht që nuk do e mërzisim skuadrën që ka treguar në vitin 2020 se është shumë e fortë.
Ibra është kokëfortë, dëshironte të kthehej këtë vit, ky është shkaku pse u zemërua shumë. Mendoj se problemet muskulore, duke llogaritur edhe Covid-19, mbeten një problem që i shqetëson të gjithë.
Daniel Maldini? Kjo është pak a shumë si ajo që ndodhi kur unë isha lojtar dhe babai im ishte trajner“, përfundon legjenda e kuqezinjve deklaratën e dhënë për Rai Due.