AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 18:05

Festa e Vitit të Ri, urimi i Bashës: Le të nisim bashkë këtë vit me shpresë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një mesazhi në mediat sociale ka uruar të gjithë qytetarët për festën e vitit të ri.

Basha me një mesazh të shkurtër shkruan se uron nga zemra bashkëqytetarët për Vitin e Ri 2019.

Dvwge3WW0AAn5pa

Të dashur bashkëqytetarë, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019! Le të nisim bashkë këtë vit të ri plot me shpresë dhe optimizëm se ditë më të mira për familjen tonë të madhe kemi përpara! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!