TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt i nisur pas një zjarri të shkaktuar gjatë punimeve me eskavator ka çuar në arrestimin e një personi dhe procedimin penal të një tjetri në Tiranë.
Në pranga ka rënë 29-vjeçari Ledjan Musteqja, ndërsa një 50-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kus të Tiranës, ku 50-vjeçari, gjatë punës me një eskavator, dyshohet se ka këputur një tel të tensionit të mesëm. Si pasojë, është shkaktuar zjarr, i cili është përhapur në shkurre dhe në një ullishte në pronësi të familjes së 29-vjeçarit.
Pas incidentit, sipas policisë, Ledjan Musteqja dyshohet se ka dëmtuar automjetin e kompanisë që po kryente punimet, si edhe pajisjen GPS të instaluar në mjet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.