AKTUALITET, 1 Mars 2020, 13:57

“Fëmija u gjet i dekompozuar në një kanal kullues”, policia e konfirmon: Është 4-vjeçari që u denoncua i humbur

“Fëmija u gjet i dekompozuar në një kanal kullues”,


Policia e Tiranës konfirmon se fëmija i gjetur sot i mbytur në një kanal, pranë banesave sociale në Shkozë, është vogëlushi i denoncuar i humbur nga prindërit më 17 shkurt të këtij viti.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues, ngjitur me lumin e Lanës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.