AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 17:25

Një automjet merr flakë në zonën e Astirit, pranë protestës së banorëve të Unazës së Re

Një automjet merr flakë në zonën e Astirit, pranë

Një automjet është përfshirë nga flakët, në zonën e “Astirit”, shumë pranë vendit ku po protestojnë banorët e Unazës së Re.

Ndërkohë nga burime paraprake bëhet e ditur se djegia e mjetit nuk ka lidhje me protestuesit. Raportohet se mjeti ka pësuar një defekt teknik, gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shuar flakët.

Ndërkohë që banorët e Astirit po protestojnë për të 53-tën ditë radhazi, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.