TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj, i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë së Tiranës. Mesditën e sotme Hamitaj është parë në hyjë në ambjentet e prokurorisë ku do të merret në pyetje nga prokurori Gentian Habazaj.
Prokuroria e Tiranës i dërgoi një fletëthirrje Hamitajt, pas denoncimit të PD se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes.
Sipas PD, “dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.
Në fazën aktuale të Vettingut, publikimi dokumenteve që vënë në pikëpyetje moralin e anëtarëve të Vettingut ngre pikëpyetje për gjithë trupën e anëtarëve të komisioneve të verifikimit.