AKTUALITET, 31 Janar 2019, 13:57

A i është refuzuar Berishës viza e SHBA? Ja si përgjigjet ambasada

A i është refuzuar Berishës viza e SHBA? Ja si përgjigjet

Sot në kuvend u zhvillua një debati i ashpër nëse ish kryeministrit Berisha i është refuzuar viza për në SHBA.

Pasi dy javë më parë Edi Rama i kishte thënë në parlament paraardhësit të tij se kishte marrë një lajm të keq, ai sot ka vazhduar duke e pyetura ata plot katër herë: ‘Sali, a e kalon dot oqeanin”.

Pasi Berisha i dha një përgjigje jo të drejtpërdrejtë Kryeministri vazhdoi: “A shkon dot në ShBA duke lënë të kuptohet se megjithëse ai nuk do të donte që kjo ti ndodhte atyre që kishin qëndruar më parë në zyrën e tij, kjo fatkeqësisht ishte e vërtete, pra se ai nuk shkonte dot më në SHBA.

Lidhur më këtë Lapsi.al i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë ambasadës së SHBA në Tiranë: A i është refuzuar Berishës viza amerikane? Zyra e shtypit të selisë së rrugës së Elbasanit dha këtë përgjigje: “Ne nuk komentojmë raste specifike vizash”./Lapsi.al