AKTUALITET, 31 Janar 2019, 13:13

Berisha i drejtohet Ramës për negociatat: Në qershor do të varësh këpucët e kuqe!

Berisha i drejtohet Ramës për negociatat: Në qershor do të

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit në Kuvend iu drejtua kryeministrit se diskutohet që me Maqedoninë të hapen negociatat dhe Shqipërisë ti jepen këpucët e kuqe të Edvin Ramës.

Deklarata e plotë:

Ka një pasqyrim dramatik në arenën ndërkombëtare të ngjarjeve në Shqipëri, në International Transparency zbret 8 vende, në shtyllën kryesore në përpjekje për hapjen e dyerve të negociatave. Qeshni, qeshni se jeni pasuruar po ç’ bëjnë shqiptarët, është shtuar në mënyrë dramatike korrupsioni.

Sarajet e Surrelit, dolën mbi ujë vilat luksoze të ministrave. Vendi i vetëm që ndërton autostrada më 20 milionë euro km.

Ka një autostradë për habinë tuaj me 2 milionë kilometra, bypass i Fierit sepse janë 2 bankat e mëdha të Evropës të cilët nuk lejojnë aferat korruptive me vlerë 10 here me të lartë. 180 milionë euro për dëgjesat për të vjedhur paratë e KESHIT. Puçist, i jep fuqi prapavepruese dhe paçka se ta ndalon kushtetuta. Fut çizmet në universitet e vendit për të trembur studentët, se ka bërë as diktatori i fundit.

A ka bashkëshortja jote aksione në ABI BANK? Akuzohet për lidhje monstruozë personale që nuk mund ti diskutojmë, këtu.

Diskutohet gjerësisht që të veçohet Maqedonia dhe Shqipërisë ti jepen këpucët e kuqe të Edvin Ramës.