AKTUALITET, 31 Janar 2019, 12:42

Basha-Ramës: Ty të parin do të shkulin nga ajo karrige

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në parlament ku po zhvillohet seanca plenare e së enjtes, ndërsa nuk ka munguar ndërhyrja e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Nga vendi i tij, Basha paralajmëroi kryeministrin se po i mbaron koha. Ndërkohë Rama i ka pritur me buzëqeshje e tundje koke deklaratat e Bashës.

Tik tak po iu mbaron koha. Ty të parin do të shkulin nga ajo karrige. S’do ketë as lobistë e as propagandistë që të mbrojnë lëkurën. Ndaj zbrit nga ajo karrige”, tha Basha.