AKTUALITET, 31 Janar 2019, 13:29

"Dosja 339", Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

"Dosja 339", Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka njoftuar se ka nisur hetimin për nxjerrjen e sekretit hetimor në lidhje me dosjen 339, që ka të bëjë me përgjigjet e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nent 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.