TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
21-vjeçari është në bisedime me Manchester Unitedin për zgjatjen e kontratës, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Ndërkohë, Real Madridi është i gatshëm të ndërhyjë dhe t’ia rrëmbejë atë Unitedit duke i ofruar plot 110 milionë euro.
Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë plot 110 milionë euro për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford, në afatin kalimtar të verës, sipas tabloidit britanik Sun.
Sot, kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar dimëror, drejtuesit e kampionit evropian nuk janë duke edhe më larg, për afatin kalimtar të verës, kur, sipas Sun, do të jenë të gatshëm t’i derdhin 110 milionë euro për 21-vjeçarin.
Përfaqësuesi i Anglisë është në bisedime me Djajtë e kuq për ripërtëritjen e kontratës, e cila i mbaron në vitin 2020, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.
Rashford vlerësohet nga drejtuesit madrilenë si njëri prej futbollistëve më me perspektivë në Evropë. Meqë deri tani bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë shkuar edhe aq mirë, Unitedi nuk e hedh poshtë mundësinë për të biseduar me Madridin për ta fituar një shumë të majme parash duke mos e lënë anglezin të largohet pa asnjë qindarkë.