AKTUALITET, 31 Janar 2019, 14:11

VIDEO/ Si e trembi Ramën deputeti që është bërë gogol i tij

VIDEO/ Si e trembi Ramën deputeti që është bërë

Demokratët kane zbuluar sot një mënyrë më të mirë se ta godasin Ramën me vezë, të tallen me të.

Dhe planin e përgatitur më parë e kanë realizuar me anë të njëjtit deputet që e goditi kryeministrin me vezë. Skema ka qenë që sapo Rama të ngrihej të fliste siç bëri sot duke dalë për të përgojuar Zërin e Amerikës deputeti demokrat Endri Hasa do të ngrihej drejt tij.

Ashtu bëri. Por ndërsa rojet e gardës u alarmuan, deputetët demokratë ia plasën gazit.

Se Hasa nuk shkoi drejt Ramës por doli nga hyrja e sallës duke e frikësuar keq kryeministrin. Ashtu sikurse shihet në video, Rama ndërpret fjalimin, shqyen sytë, ndërkohë që Hasa merr kthesën dhe del jashtë. Me sa duket edhe pa vezë në dorë imazhi i Endrit i është rrënjosur thellë në kujtesë.

[playlist type="video" ids="203933"]