AKTUALITET, 26 Mars 2019, 21:31

Mjeku shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Mjeku shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një mjek shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë në autostradën A25 në afërsi të Peskarës. Sipas mediave italiane, ai po udhëtonte së bashku me dy kolegë të tij. Sipas të njëjtave burime, viktima është një 66-vjeçar, por identiteti nuk bëhet i ditur.

Mësohet se mjeku shqiptar ishte ulur në sedijen e pasme të makinës Mercedes B Class i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Sipas medieve italiane, për shkak të përplasjes së fortë trupi i viktimës ka dalë nga makina duke marrë plagë të shumta. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, por nuk ka detaje për gjendjen e tyre