AKTUALITET, 28 Maj 2018, 20:23

Etrit Berisha flet si kapiten: Në Kombëtare të gjithë vijmë me ‘dashuri’

Etrit Berisha flet si kapiten: Në Kombëtare të gjithë

Etrit Berisha ka folur për ndeshjen me Kosovën duke vënë theksin të fitorja.

Gardiani i portës do të jetë dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare në këto ndeshje.

Portieri i Atalantës në Seria A mendon se atmosfera në përfaqësuese është nga më të mirat

“Të gjithë vijmë me dashuri këtu, për të kontribuar. Edhe pse është fundi i kampionatit, ne të gjithë kemi një ndjenjë të mirë kur vijmë këtu. Secili do të shfrytëzojë mundësinë e tij. Shpresoj të paraqitemi mirë këto 2 ndeshje”, tha Berisha.

Për sfidën e kaluar me Kosovën, e cila u mbyll në barazim 2-2, “gardiani” i Atalantës theksoi: “Ndeshjen e kaluar donim të bënim festë, sepse vinim nga kualifikimi. Tani jemi në rrethana të tjera. Po përgatitemi për Europianin dhe duam ta shfrytëzojmë si mundësi të mirë përgatitjeje. Kërkojmë fitore”.