TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si një eveniment mbarëkombëtar, gjithmonë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit. Por dy vitet e fundit, Ministria e Arsimit nuk ka qenë korrekte me mbështetjen e saj.
Viti 2017 shënoi nisjen e problemeve, ku vetëm në minutat e fundit u bë e mundur që Ministria e Arsimit të materializonte kontributin e saj.
Sivjet është akoma më keq. Ministria e Arsimit nuk do të kontribuojë për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni 56. Dikasteri kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve, me një fond 8 milionë lekë, i cili këtë vit do të mungojë.
Prej shumë vitesh, ky dikaster por edhe të tjerë, po bëjnë përpjekje që këtë event mbarëkombëtar ta zbehin, ta eklipsojnë duke e konsideruar vetëm një festival lokal. E provuan edhe vjet, por mesa duket në minutat e fundit u tërhoqën meqenëse ishte viti 2017. Sivjet që nuk ka zgjedhje, për turpin e Ministrisë së Arsimit, nuk ofruan aspak mbështetje.
Megjithatë, Bashkia e Shkodrës do të sigurojë e plotësojë mangësitë që mund të krijoheshin nga mungesa e mbështetjes së dikasterit qendror që Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56 të jetë në shkëlqimin e tij të zakonshëm. Sepse ai është i lidhur pazgjidhshmërisht me qytetin e Shkodrës./BW/