TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arrestimit në Kosovë të Albert Veliut, i njohur si ‘Dëshmitari X’, ka reaguar Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke thënë se s’ka asnjë urdhër ndalimi për të.
“Prokuroria për Krime të Renda po kryen hetime në procedimin penal Nr. 95/2018 regjistruar për veprën penale të “Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Ndaj shtetasit Albert Veliu nuk ka urdhër ndalimi apo urdhër për ekzekutimin e ndonjë vendimi të Gjykatës për Krime të Rënda.”
Gjatë paradites së sotme, mediat kosovare njoftuan se Veliu ishte ndaluar në Shtimë, bashkë me të birin, ndërsa është ndaluar dhe marrë në pyetje nga policia kosovare.