AKTUALITET, 28 Maj 2018, 18:04

Besnikëria e shtirur e Ronaldos, në Portugali e nxjerrin zbuluar: Do të largohet për 250 milionë euro

Besnikëria e shtirur e Ronaldos, në Portugali e nxjerrin zbuluar: Do

Real Madridi vazhdon të shkruajë historinë në futbollin europian, duke fituar për herë të tretë radhazi trofeun e “Champions League”.

Megjithatë festa e tifozëve të Realit nuk ka zgjatur shumë, pasi Kristiano Ronaldo i paralajmëroi largimin e tij në fundin e këtij sezoni. Në ditën e djeshme skuadra madrilene u rikthye në Spanjë duke festuar së bashku me tifozët e saj fitimin e “Championsit”, ndërsa tifozët detyruan portugezin të shprehte këto fjalë: “Faleminderit, do të shihemi sërish në vitin tjetër”.

Por kjo duket të jetë një besnikëri e shtirur, të paktën sipas mediave portugeze. Këto të fundit njoftojnë se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka mbërritur që në ditën e djeshme në Paris, duke tentuar të mbyllë ëmarrëveshjen me PSG për shifrën e 250 milionë eurove.