AKTUALITET, 28 Maj 2018, 20:10

Përmbarimi shkon të sekuestrojë shtëpinë e pabanuar, gjen armë dhe kanabis

Përmbarimi shkon të sekuestrojë shtëpinë e pabanuar,

Në një shtëpi të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, rreth orës 15.00 shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për sniper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

Mesohet se është lamëruar menjehere Policia e Durrësit e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA.