AKTUALITET, 28 Maj 2018, 15:28

Shkatërrohet nga flakët “Europa Park”, parku më i madh i lojërave në Gjermani

Shkatërrohet nga flakët “Europa Park”, parku më i
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një pjesë të Europa Park, në Rust të Gjermanisë jugore.
Parku njihet si më i madhi i argëtimit në Gjermani. Nuk raportohet për të lënduar por bëhet e ditur se mijëra vizitorë janë evakuuar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dëmet jane tejet të mëdha.