AKTUALITET, 28 Maj 2018, 19:14

Orët e para të Tahirit pasi Apeli e liroi nga arresti shtëpiak, ja ku u filmua ish-ministri

Orët e para të Tahirit pasi Apeli e liroi nga arresti shtëpiak,

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri e ka festuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shfuqizoi arrestin shtëpiak dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, në ballkonin e shtëpisë së tij ku është filmuar nga kamerat e Oranews duke pirë birra me disa miq.

Kamerat kanë filmuar lëvizjet e ish-ministrit të Brendshëm, i cili në hyrje të pallatit ku banon, nuk pranoi ta komentonte vendimin e gjykatës.

“Panorama” mëson se urdhri për heqjen e arrestit shtëpiak nuk i ka vajtur akoma ish-ministrit Tahiri, ndaj edhe ai u shoqërua nga makina e Policisë nga gjykata e Apelit për në shtëpinë e tij.