TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një profil në ‘Facebook’ me emrin Partia Socialiste Librazhd është përpjekur të organizojë një grup njerëzish për të sulmuar në komente deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Sipas ‘JOQ’, personi që shkruan mesazhet është koordinatori i socialistëve për Librazhdin, i cili kërkon nga anëtari i FRESSH-it, Elton B., që deputeti Salianji të denigrohet me komente.
“Është porosi nga Taulanti”, është mesazhi që i ka mbërritur Eltonit nga koordinatori i PS. Por pasi Eltoni i komunikon bashkëbiseduesit se ndodhet në një vaki dhe se nuk mund të bëhet pjesë e ‘aksionit’, koordinatori thotë se rrezikohet të penalizohet nëse grupi nuk vepron.
Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj Taulant Ballës, i dyshuar se është përfshirë në skandalet e Xhisiela Malokut dhe Fredi Alizotit./Politiko.al/
