TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot dënim të përjetshëm për shtetasin italian, Salvatore Letizia, i cili u arrestua në vitin 2015 për masakrën e ndodhur në “Bulevardin Zogu” i parë në Tiranë.
Salvatore Letizia është nuk ka qenë i pranishëm gjatë procesit gjyqësorë të vendosur sot.
Letizia është personazh i njohuri si kapo i një prej klaneve të Camorra-s.
Ngjarja
Tre persona u vranë 27 maj të vitit 2015 në një përplasje të egër me armë zjarri pak metra larg qendrës së Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në bulevardin “Zogu i Parë”, në hapësirën mes maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Sipas Policisë, viktimat janë shtetasit Mentor Lufi (Doçi), 39 vjeç, shoku i tij Gerti Goxhaj, 33 vjeç dhe Besnik Sulku, 34 vjeç, i cili është njëri prej atentatorëve. Burimet thanë se objekti i këtij atentati ka qenë shtetasi Mentor Lufi. Sulmi ndaj tij ka sjellë edhe shkëmbimin e zjarrit me tre të vdekur. Policia deklaroi dje se janë ndaluar 3 persona si të dyshuar për shkëmbimin e zjarrit që solli 3 të vrarë.
Në pranga kanë përfunduar dy nipat e Lufit, Markelian dhe Klevis Doçi, që dyshohet se janë kundërpërgjigjur me armë pasi është qëlluar xhaxhai i tyre dhe shtetasi italian, Salvatore Letticia, i cili shoqërohej me atentatorin Besnik Sulku, i cili po ashtu mbeti i vrarë.