AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 15:35

“Nëse opozita i hap telefonin Ramës, shkarkohet Xhafaj dhe Balla arrestohet”

“Nëse opozita i hap telefonin Ramës, shkarkohet Xhafaj dhe Balla

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka parashtruar disa çështje që sipas tij mund të kishin tjetër rrjedhë, vetëm nëse opozita i hapte telefonin Ramës.

Mes disa nga pikave që ai rendit, thuhet se kthimi i opozitës në Kuvend do të çonte në shkarkimin e ministrit Xhafaj për konspiracion, arrestimin e Ballës për prerje të paligjshme pyjesh dhe Rrahman Rraja do të bëhen dëshmitar i penduar.

Ndërkohë, Manjani shton se nëse opozita do të vepronte në këtë mënyrë, atëherë do bënte krimin më të madh ndaj demokracisë në vend…

REAGIMI I MANJANIT

Sikur…

Sikur të ndodhte që opozita t’i hapte telefonin Ramës dhe të kthehej në parlament, do kishim këto pasoja:

1. Fatmir Xhafaj shkarkohej për konspiracion dhe prishje të imazhit të qeverisë para partnerëve.

2. Taulant Balla, arrestohej në flagrancē nga gjykata e Librazhdit, për prerje të paligjshme pyjesh…

3. Rrahman Rraja behet dëshmitar i penduar dhe del në pension.

4. Arta Marku pushon çështjet idiote që ka hapur dhe ofron dorëheqjen në këmbin të një posti tjetër.

Nuk janë kaq “të bashkuar” sa shiten…

Por, nga ana tjetër opozita do bënte krimin më të madh ndaj demokracisë në vend…