AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 16:37

Pjesë e bandës “Boriçi”/ Kush është fieraku që u arrestua sot

Pjesë e bandës “Boriçi”/ Kush është

Personi që shihni në foto është Ilir Boriçi, i cili u vu sot në pranga nga policia në kuadër të operacionit ‘Forca e ligjit’ në Fier.“BalkanWeb” ka siguruar fotot e Boriçit, i cili mësohet se është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

“BalkanWeb” ka siguruar detaje rreth precedentëve penale të Boriçit, i cili është arrestuar nga Policia pesë herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 42-vjeçari ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Veprat penale për të cilat është dënuar Boriçi, në periudha të ndryshme.

-Në vitin 1999 ai u arrestua për “Shkëmbim zjarri”, “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

-Në vitin 2008-2011 ka vuajtur dënimin në burgun e Milanos për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

-Në 11.11.2013 është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

-Në 22.06.2017 është arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, shkatërrim prone”, “Kanosje” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Në Seman ka qëlluar me armë dhe ka shkatërruar lokalin e shtetasit A.C.

Pavarësisht të gjithë këtyre dënimeve për një sërë veprash penale, 42-vjeçari ka kryer vetëm tre ditë burg dhe më pas Gjykata ka caktuar ndaj tij masën “Detyrim paraqitje”. Kujtojmë se sot nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” në Fier, Boriçit iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.