TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se komuniteti rom është akoma i paintegruar mirë në shoqërinë shqiptare.
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Meta bëri thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për ndryshimin e situatës së tyre të rëndë ekonomike dhe sociale.
"Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare.
Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t'i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.
Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat minimaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli.
Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom,"-shkruan Meta në Facebook.