LIFESTYLE, 18 Nëntor 2017, 21:55

Ermal Mamaqi: Bleona vlen, nuk është shfrytëzuar as 20%

Ermal Mamaqi: Bleona vlen, nuk është shfrytëzuar as 20%

Bleona Qerreti e përfolur shumë në mediat sociale ditët e fundit, ishte e ftuar sonte në emisionin "Xing me Ermalin" në TvKlan.

E pyetur nga Ermali, nëse Bleona ka bërë ndonjë operim plastik, në mënyrë transparente ajo tha se të vetmën pjesë që ka bërë operim është hunda.

"Kam bërë operim plastik hunden, dhe ftoj të gjithë ata që thonë se nuk kanë bërë operacione plastike, të publikojnë fotot që mund të kenë bërë para shumë vitesh, para 5-10 vitesh", tha këngëtarja.

Në minutazhin e kësaj bisede, Bleona shfrytëzon rastin dhe përmes disa fotografive, prezanton vetën që në moshë të vogël, duke treguar kështu trupin dhe tiparet e saj perfekte, pa operime plastike.

Sipas Ermalit, Bleona vlen miliona dollarë sepse ajo akoma nuk është shfrytëzuar as 20%. Tpz.al

[gallery ids="22323,22324,22325,22327,22328,22329,22330,22331,22332,22333,22334,22335,22336"]