SPORT, 29 Korrik 2021, 22:17

Eliminimi me 550 mijë euro “në xhep”, te Partizani pritet takimi i Olsi Ramës me Dajën

Eliminimi me 550 mijë euro “në xhep”, te Partizani pritet


Partizani i ka dhënë duart kompeticioneve europiane pas eliminimit nga skuadra e Bazelit dhe tani do të mendojë për sezonin e ardhshëm. Kjo pritet të jetë edhe ndeshja e fundit e Jurgen Bardhit me “demat” pas 7 vitesh dhe 228 ndeshjes me të kuqtë.

Ndërkaq, trajneri Ilir Daja pat njoftuar para ndeshjes së sotme se do të ketë një takim me drejtorin Olsi Rama së shpejti, ku gjithë biseda do të fokusohet të përforcimet e mundshme dhe strategjisë së klubit për të ardhmen. Partizani duhet të gjejë një zëvendësues për Bardhin, por do të kërkojë përforcime edhe në repartet e tjera.

Objektiv primar mbetet një qendërsulmues goli, me qëllim që Zhunior të ketë partnerin e duhur në sulm. Kujtojmë që Partizani arkëtoi 550 mijë euro nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës, teksa kaloi turin e parë kundër moldavëve të Sfintulit dhe u eliminua në turin e dytë nga Bazeli.

Nga Partizani janë larguar Asani, Çinari, Melo, Mëllugja, Broja, Mala, Hakaj, Hasani, Dominguez dhe Malaj. Gjatë verës u afruan Musta, Marku, Shehi, Rrapaj, Sota, Laroshi, Damçevski, Gligorov dhe Dragaj.