AKTUALITET, 5 Mars 2019, 12:26

Erisa Xhixho: Rama sot mund t’i blejë deputetët por ata nuk përfaqësojnë askënd

Erisa Xhixho: Rama sot mund t’i blejë deputetët por ata nuk

Erisa Xhixho, e cila hoqi dorë nga mandati dhe u bashkua me qytetarët dhe vendimin e opozitës së bashkuar, nga podium në mes të protestës, deklaroi se Edi Rama sot mund t’i blejë deputetët por ata nuk përfaqësojnë askënd.

Deklarata e saj i referohet deputetëve që pranuan mandatin dhe u bënë pjesë e Kuvendit ditën e sotme nën siglën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndër të tjera, Xhixho deklaroi se do të luftojë për të ndërtuar një Shqipëri që ju ofron mundësinë të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë dhe të jetojnë të lumtur në këtë vend.