AKTUALITET, 5 Mars 2019, 11:21

Deklarata e Ramës për biznesin, reagon Tabaku: Gënjeshtar! Programi i PD ka taksat më të ulëta në rajon!

Deklarata e Ramës për biznesin, reagon Tabaku: Gënjeshtar!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Edi Ramës në seancën e sotme parlamentare në lidhje me biznesin dhe taksat ndaj tyre.

“Rama tha sot se bizneset që protestojnë se dinë se Partia Demokratike do ti rrisë taksat! Gënjeshtër!”, shkruan Tabaku.

Postimi:

Rama tha sot se bizneset që protestojnë se dinë se Partia Demokratike do ti rrisë taksat! Gënjeshtër!

Partia Demokratike ka programin më të mirë ekonomik me taksat më të ulëta në rajon.

Sot bizneset e vogla protestojnë se janë futur në skemën e TVSH, se paguajnë 50% të të ardhurave taksa, se qeveria po i merr frymën, se taksidarët i rrinë te dera, se shteti i konsideron si armiq!

Partia Demokratike do të ulë taksën e BV në 0,5% të xhiros, do të heqë çdo barrierë e do të ofrojë mundësinë që të punojnë të qetë! Biznesi është punëdhënësi më i madh dhe biznesi i lirë dhe i ndershëm do të ketë mundësi të lulëzojnë!

Prandaj sot bizneset protestojnë #Ramaik.