AKTUALITET, 5 Mars 2019, 12:21

Plas tek Parlamenti/ Protestuesit hedhin tymuese dhe shashka në drejtim të policisë

Protestuesit e revoltuar, kanë nisur të hedhin shashka dhe tymuese, jashtë sallës së Kuvendin, në drejtim të policisë. Gjithashtu, protestuesit kanë djegur edhe goma.

Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit, mazhoranca,  sëbashku me katër deputetët e rinj fasadë, po zhvillojnë seancën plenare, ku po flitet për arritjet e qeverisë.

/TPZ.al/