AKTUALITET, 5 Mars 2019, 11:54

Rama në Kuvend: Nuk negociojmë mandatin. Do fitojmë të gjitha bashkitë

Rama në Kuvend: Nuk negociojmë mandatin. Do fitojmë të

"Nuk luajmë bixhoz me mandatin siç luajnë ata" tha kryeministri Edi Rama ndër të tjera në fjalën që po mbante në Kuvend, ndërsa jashtë vijonte protesta me thirrjet Rama ik!

Dorëzimin e mandateve, Rama e quajti "vendim politikisht vetëvrasës  të opozitës"

Rama u shpreh se qëllimi i mazhorancës, është të fitojë të gjitha bashkitë e vendit.

"Jemi gati të dialogojmë për gjithçka por nuk jemi gati të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi. Mandatin e marrë nga qytetarët nuk e negociojmë me askënd.

Nuk kanë asnjë shans të marrin asnjë nga bashkitë që kemi. Ajo që na takon është të marrim të gjitha bashkitë. Komplet".