AKTUALITET, 5 Mars 2019, 11:07

Rama: Protesta e 16 Shkurtit bëri që shitësja ku blej unë, të mos shesë asnjë buqetë me lule!

Rama: Protesta e 16 Shkurtit bëri që shitësja ku blej unë,

Edi Rama ka mbajtur një fjalim të sforcuar para mazhorancës, pak para largimit për në Itali, ndërkohë që opozita proteston jashtë sallës së Kuvendit.

Rama, është përpjekur në fjalën e tij që të demonizojë protestat e opozitës duke thënë, se ato po pengojnë biznesin shqiptarë dhe atë të huaj.

Për ta argumentuar këtë kryeministri dha këtë shembull:

Isha te një dyqan lulesh ku kam 30 vite që shkoj dhe shitësja më tha e trishtuar; kjo është buqeta e parë që shes që nga protesta e opozitës në 16 Shkurt!’.