TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Sazan Gurit i cili pohoi dje në studion e Artur Zhejit se, ‘po ka pasur oferta deri në 300 mijë euro për individë që janë në listën pritëse të opozitës për të marrë mandatin’, ka ardhur një tjetër denoncim I rëndë në një studio tjetër televizive për merkaton që Rama po zhvillon me rastin e mbushjes së parlamentit me renegatë.
Kështu gazetari Elio Laze deklaroi mbrëmë në emisionin e Roland Qafokut, se ai dhe bashkëshortja e tij, Ira Vejsiu, janë kontaktuar nga një deputet i PS dhe i kanë bërë një ofertë në këmbim të pranimit të mandatit për bashkëshorten e tij.
‘Sipas procedurave që po ndiqen bashkëshortes sime Ira Vejsiu do ti vi radha për tu thirrur nga KQZ. Ajo është e 21-ta në listën e kandidatëve të LSI për Tiranën. Por problem nuk është kur thërret KQZ-ja por kur thërret PS-ja. Sepse është hapur merkatoja. Si familje kemi pasur një ofertë jo më larg se dje. Jemi kontaktuar nga një person që në rastin në fjalë është deputet, por unë nuk po e bëj publik tani emrin. Dhe kanë bërë një ofertë të këndshme jo për të kaluar me Partinë Socialiste por thjesht për të pranuar që të marrë mandatin e deputetes. Është ofertë për të pranuar mandatin. Por unë deklaroj publikisht që bashkëshortja ime nuk do ta pranojë këtë mandat’, tha mbrëmë publikisht Elio Laze.