TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që në seancën plenare në Kuvend disa kandidatë pjesë të listave të opozitës, kanë shkuar për të pranuar mandatin, grupi tjetër i kandidatëve që e kanë refuzuar atë ndodhen jashtë në protestë.
Njëri pas tjetrit, me radhë ata kanë marrë mikrofonin në dorë duke sqaruar arsyet se përse e kanë refuzuar mandatin.
Sipas tyre, Parlamenti aktual është ilegjitim dhe ata që kanë pranuar mandatet nuk janë përfaqësuesit e vërtetë të opozitës, pasi kanë pranuar mandatin në këmbim të parave të përfituara nga droga dhe krimi.
Erisa Xhixho, kandidatja e LSI-së tha se ka vetëm një zgjidhje për shqiptarët, që Edi Rama të largohet.
“Jam një njeri i lirë i dhe kam zgjedhur të jem pjesë e këtij Parlamenti sepse ky është Parlamenti i vërtetë. Ai është një parlament ilegjitim. I formuar nga vjedhja e votës përmes parave të drogës dhe krimit.
Unë mendoj se ka vetëm një zgjidhje për njerëzit e Shqipërisë dhe ajo është që Rama të ikë.
Unë nuk do largohem nga Shqipëria, as ju", deklaroi Xhixho.
Ndërsa ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani deklaroi: “Në Shqipëri duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri Rama 4 ka vetëm pas hekurave tek 313-a!”.
