TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e “Astirit” kanë vërshuar në grup në mes të protestuesve të mbledhur para parlamentit. Prania e tyre i ka dhënë hov, protestës, sepse menjëherë kanë shpërthyer thirrjet “Rama ik!”
Këta banorë qenë shkëndijat e para të protestës së fuqishme qytetare rreth tre muaj më parë në Tiranë, kur fadromat tentuan të prishin shtëpitë e tyre për një projekt prej miliona eurosh, që do të përvetësoheshin nga një kompani fantazmë.
Një moment tjetër u regjistrua nga kamerat më herët në protestë: një i ri i mbështjellë me flamur tentoi të mbulojë me flamur amerikan, policët që mbanin kordonin para Kuvendit.
