TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të tij nëpërmjet Twitter-it.
Erdoğan duke folur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve në lagjen Arnavutköy të Stambollit, tha se “Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdoğan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror”.
“Izraeli nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogarinë për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet”, shtoi më tutje presidenti turk.
Kryeministri izraelit Netanyahu, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, kishte sulmuar presidentin turk për operacion anti-terrorist të Turqisë dhe rreth çështjes së Qipros.