TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun industrial në Laç gjatë orëve të para të mëngjesit. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, po dëmet materiale deri më tani duken të konsiderueshme.
Paraprakisht dyshimet janë për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi sipas tregtarëve në mjedis nuk ka pasur energji elektrike. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet kapin shifrën e milionave. Sipërfaqja e djegur sipas raportimeve është rreth 800 metra katror.
‘’Dëmi ka qenë shumë i madh, jemi 70 tregtarë, miliona lekë na kanë humbur. Kemi pasur krejt rrobat verore. Zjarri nuk ka rënë nga qielli, aty nuk ka pasur energji elektrike”, shprehet një prej tregtareve.
Gazetari i Fax News Martin Marku, i cili ndodhet në vendngjarje raporton se zjarri nuk është shuar ende plotësisht, dhe rrezikohet dhe një pjesë tjetër e tregut.
‘’Mbi gjashtë milionë lekë dëm më janë bërë mua. Më kanë telefonuar dhe kur erdha ishte mbaruar puna, ishte djegur gjithçka”, shprehet një tjetër prej tregtarëve.
Në total janë djegur 60 dyqane, ndërsa ambienti ruhet dhe nga një punonjës i sigurisë. Po sipas pretendimeve të tregtarëve ai nuk gjendej në magazinat në momentin që ra zjarri./Fax news