AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 21:37

VIDEO/ Penalltia që po çmend Spanjën, shikoni ekzekutimin befasues të sulmuesit veteran

VIDEO/ Penalltia që po çmend Spanjën, shikoni ekzekutimin

Kohët e fundit, penalltitë e ekzekutuara nga Pol Pogba kanë marrë një sërë kritikash, për faktin që francezi kryen shumë hapa deri sa vendos të gjuajë nga pika e 11 metërshit.

Por, ditën e djeshme, një 11-metërsh i ekzekutuar nga Aritz Aduriz, ka habitur shumë prej tifozëve të futbollit. Në minutën e 45-të, basku shënoi një penallti të çuditshme, ku bëri vetëm një hap pas, teksa po qëndronte pranë topit, ndërsa e kapi edhe portierin kundërshtar në befasi.

Penalltia u cilësua si e rregullt nga gjyqtari i takimit, dhe Atletik Bilbao kaloi në avantazh 1-0, por ndeshja u barazua vetëm në minutat shtesë të takimit, dhe vendasit e Real Vajadolit ndanë nga një pikë.