TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka dy ditë më parë, i cili e akuzoi atë se ishte udhëheqës i një Doktorature plagjiaturë.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Panariti ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Muka ndërsa thekson se teza e zonjës Korçari ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e veterinarisë.
Sipas Panaritit, “një pakujdesi në citimin e burimit të referimit të një materiali të integruar në pjesën teorike të punimit, nuk ju jep të drejtën zotërinj “inkuizitore” ta poshtëroni atë publikisht duke e klasifikuar punimin si plagjiature!”.
Postimi i plotë:
Peshtyma shpifese e hedhur pa kursim mbi Dr. Marsela Korcarin nje zonje e nderuar, fisnike dhe kerkuese serioze për gjoja “plagjiature” , të tezes së disertacionit nuk e zbeh faktin se produkti i punes së saj kerkimore, sot është në sherbim të panderprere të prodhuesve të midhjeve dhe parandalon në mënyrë të efekteshme te shqiptarët helmimet nga to.
Një pakujdesi në citimin e burimit të referimit të një materiali të integruar në pjesen teorike të punimit, nuk ju jep të drejtën zoterinj “inkuizitore” ta poshteroni ate publikisht duke e klasifikuar punimin si plagjiature!
Ky eshte një TURP…! I ftoj “inkuizitoret” dhe të gjitha mediat të shkojmë sebashku në laboratoret e analizave toksikologjike të Institutit të Veterinarise dhe të shohim se si zbatohen dhe vihen në veprim gjetjet dhe teknologjia e matjeve te biotoksinave të pershkruara në tezen e disertacionit të kësaj zonje të nderuar.
Zonja Korçari, kontriboi me nje produkt konkret të prekshem dhe efektiv në ruajtjen e shendetit te shqiptareve.
Tani mbetet qe inkuizitoret të na provojne se çfarë kontributi japin ata për ruajtjen e shendetit te njerezve tane.