TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi fitoi dje Kupën e Botës për klube pasi mundën në finale 4-1 ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain. Skuadra spanjolle pas këtij triumfi ka fituar një shumë te majme parash.
Sipas “AS”, secili futbollist i klubit madrilen ka marrë 100 000 euro për këtë titull, ndërsa klubi ka marrë nga FIFA 4,2 milionë euro. Pra, për dy ndeshje ndaj dy kundërshtarëve modestë (Reali mundi 3-1 Kashimën në gjysmëfinale dhe 4-1 Al Ain në finale), futbollistët “futën në xhep” nga 100 000 euro.
Gjithsesi, ky shpërblim është “modest” kur krahasohet me shpërblimet që marrin lojtarët e Realit për trofetë e rëndësishëm.
Për fitoren e Ligës së Kampionëve, lojtarët e klubit madrilen morën nga 300 000 euro për kokë, ndërsa kur fituan Champions dhe kampionatin në të njëjtin sezon morën nga 1,5 milionë euro secili.