TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë në Janar Greqinë. Sipas gazetës greke "Kathimerini" vizita dy ditore e kancelares gjermane pritet të realizohet 10-11 Janar.
Gjatë vizitës dy ditorë Merkel pritet të takohet me Presidentin e Republikës greke, Kryeministrin dhe Kryetarin e opozitës greke. Qëllimi i vizitës në plan të parë është dhënia e një mesazhi pozitiv pas daljes zyrtare të Greqisë nga programi ndërkombëtar i shpëtimit.
Por sipas gazetës "Kathimerini" zgjedhja e datës nuk është e rastësishme.
Kjo sepse disa ditë më vonë me përjashtim të ndonjë të papriture qeveria maqedonase e Zaev do të ketë mbaruar me ndryshimet kushtetues për ndërrimin e emrit dhe Marrëveshja e Prespës do të marrë rrugën drejt Parlamentit grekë.