AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 20:52

Manaj "çmend" Albacete, gol 3 pikësh nga stoli

Manaj "çmend" Albacete, gol 3 pikësh nga stoli

Rey Manaj vazhdon të tregojë vlerat në kampionatin spanjoll. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm në fitoren e Albacete përballë Rayo Majadahonda.

Në takimin e vlefshëm për La Liga 2, Manaj u aktivizua vetëm në minutën e 73-të, por 11 minuta më pas gjeti rrjetën kundërshtare, duke shënuar një gol me vlerën e 3 pikëve.

Ky ishte goli i 5-të i Manaj me fanellën e Albacete, që ëndërron ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa pas 19 javësh numëron 37 pikë në vendin e dytë.